Telegrafi

LSDM: Deponia në Strugë do të pastrohet tërësisht

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së, të cilët thanë se deponia në Strugë po rrezikon sezonin turistik në rajonin e Ohrit. Nga LSDM thonë se deponia në Strugë po pastrohet dhe i bënë thirrje OBRM-PDUKM-së të ndalojë me plasimin e lajmeve të rreme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në vend që të tregojnë kujdes të rrejshëm, OBRM-PDUKM duhet të shpjegojë pse në vitin 2013 votoi kundër propozimit të deputetëve të LSDM-së për zgjidhje të problemit të deponisë së Strugës. OBRM-PDUKM për 11 vite me radhë ka injoruar këtë problem, si dhe shumë tjerë, ndërsa para qytetarëve thonë se shqetësohen për deponinë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se problemi me deponinë në Strugë po zgjidhet dhe se do të pastrohet tërësisht./Telegrafi/