Telegrafi

LSDM: Çështja është a do të jep dorëheqje Mickoski

Nga partia në pushtet LSDM, kanë reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovit i cili kërkoi formimin e qeverisë teknike.

Nga atje thonë se çështja është nëse Mickoski do të jep dorëheqje.

“Çështja është nëse Hristian (Hidro) Mickoski a po mendon dorëheqje? Qytetarët i mposhtën politikat destruktive të humbjeve të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet presidenciale, humbjet në zgjedhjet lokale në Ohër dhe Novo Sellë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Përveç kësaj, partia në pushtet komenton se raporti i përparimit i Komisionit Evropian mbi reformat është më pozitive ndonjëherë, dhe vendi është përmendur si një shembull i shkëlqyer në rajon./Telegrafi/