”Brima Gallup” sot publikoi anketën e re për klimën politike në vend, ku binshëm përpara nxjerr OBRM-PDUKM-në, e pasuar nga LSDM-ja. Por edhe kjo anketë nuk ka kaluar pa u kritikuar nga partia opozitare maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘OBRM-PDUKM gati dhjetë vjet është duke gënjyer qytetarët, hedh pluhur në sytë tanë dhe abuzon me pushtetin dhe për këtë arsye çdo anketë që vjen prej tyre nuk është i besueshëm’, kjo thuhet në reagimin e LSDM-së, ndaj anketës së “Brima Gallup” në të cilën OBRM-PDUKM gëzon mbështetjen prej 25.8 përqind, ndërsa LSDM-ja 16.7 përqind. /Telegrafi/