Nga partia në pushtet LSDM thonë se bujqit janë të kënaqur e masën “Nafta e Gjelbër”.
“Natyrisht që ekziston një kënaqësi në mesin e bujqve nga masa ‘Nafta e Gjelbër’ e cila për mua, dhe për ata nga bisedimet, sigurohen tre gjëra kryesore, që është të zvogëlojë kostot e prodhimit, natyrisht duke siguruar produkte shumë më konkurruese bujqësore dhe së treti dhe më e rëndësishmja përmes kësaj mase ne i dërgojmë para drejtpërdrejt bujqve, domethënë përmirësojmë buxhetet familjare të bujqve”, tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës dhe deputet i LSDM-së.
“Vetëm përmes kësaj mase ne përsëri sigurojmë rreth 200 milion denarë ose mbi 3 milion euro direkt për bujqit”, tha zëdhënësi i LSDM-së./Telegrafi/