Deputetët e LSDM-së nuk kanë marrë pjesë në takimin e sotëm koordinues me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Ata thonë se janë të revoltuar nga rrjedha e seancës së mbrëmshme, në të cilën duhej të votohej për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoski.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski në konferencë për media kërkon sqarime nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi për ndërprerjen e seancës së djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, deputetët e shumicës kanë qenë te gatshëm të votojnë për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit, por Xhaferi ndërpreu seancën pa vënë në votim pikën.
Nga LSDM për Fokus thanë se ndërprerja e seancës së mbrëmshme ka të bëjë me pazaret mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së për të ardhmen kur do të kenë nevojë për të shpëtuar funksionarët e tyre.
Pritet që BDI sot të del me kumtesë zyrtare dhe të sqarojë arsyet për shtyrjen e seancës së mbrëmshme./Telegrafi/