Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se OBRM-PDUKM, në krye me Hristijan Mickoski, mbetet parti destruktive që e ndërlikon edhe më shumë situatën në një kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike.
Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM me urdhër të Mickoskit, po bllokojnë mbi 130 vendime ligjore në Kuvend, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe shtetit.
“Prej javësh kanë zvarritur zgjidhjen ligjore, e cila në katër muajt e ardhshëm duhet t’u japë ndihmë financiare rreth 200 mijë qytetarëve të kategorive vulnerabël. Për shkak të bllokimit të vetëdijshëm dhe të qëllimshëm nga OBRM-PDUKM, BERZH ndaloi 100 milionë euro për të mbështetur SH.A. ESM, të destinuara për përballimin e krizës energjetike”.
“Me pengesa dhe bllokada OBRM-PDUKM punon kundër interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/