Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se vetëm me bashkim me qytetarët, me të gjithë grupet progresive dhe demokratike mund të vazhdohet më zhvillimin dhe përparimin e komunave.
“Këto zgjedhje janë të rëndësisë së veçantë për arsye se rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton nëse komunat dhe shteti do të vazhdojnë të ecin drejt zhvillimit ose do të kthehen prapa në izolim dhe regjim”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se Qeveria mund të ecë para vetëm nëse edhe komunat mund të ecin para.
“Si parti përgjegjëse dëshmuam se rritja ekonomike është e mundshme nëse edhe komunat investojnë në projekte kapitale në vend të përmendoreve dhe fasadave”, thonë nga LSDM./Telegrafi/