LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim thekson se raporti i Bankës Botërore konfirmon se për ekonominë dhe për qytetarët është nevojë urgjente që të mundësohet formimim i qeverisë së re reformuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Banka Botërore projekton rritje më të ulët të ekonomisë për Maqedoninë nga vendet e rajonit prej vetëm 2,8% në vitin 2017. Banka Botërore sikur institucionet tjera financiare thekson se urgjentisht është e nevojshme konsolidim fiskal dhe normalizim të nivelit të borxhit publik”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Sipas tyre, gjendja e keqësuar në ekonomi mes tjerash është rezultat i zvarritjes së krizës politike nga ana e Ivanovit, i cili sipas tyre, refuzon të realizojë obligimin e tij kushtetues për t’ia dhënë mandatin shumicës së deklaruar prej 67 deputetëve dhe nga bllokada e Parlamentit nga replikat maratonike të deputetëve të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/