Site icon Telegrafi

LSDM: Arsyetimi i Veljanoskit është i tmerrshëm

Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj vendimit të Trajko Veljaniskit për thirrje të një mbledhje koordinuese në kuvendin e Maqedonisë, për më 21 mars, javën që vjen, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, ky vendim i Veljanoskit që të shtyjë thirrjen e kësaj mbledhje paraqet edhe një dëshmi se Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së u intereson vetëm interesi personal dhe asgjë tjetër.

LSDM-ja e konsideron si të tmerrshme arsyen e Veljanovskit, që të presë kthimin e deputetit Ilija Dimovski në Maqedoni për t’u mbajtur seanca. Njiherit LSDM-ja e konsideron si të papërgjegjshme sjelljen e përfaqësuesve të OBRM-PDUKM-së, si një dëshmi, siç thonë, që atyre nuk u intereson qytetari./Telegrafi/

Exit mobile version