Site icon Telegrafi

LSDM: Anti-perëndimori Mickoski është i frustruar për shkak se Zaev i mbron interesat shtetërore dhe kombëtare

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se ‘Mickoski është i frustruar për shkak se kryeministri Zoran Zaev i mbron interesat kombëtare dhe shtetërore dhe anëtarësimin në NATO dhe BE’.

Ai tha se Zaevi këtë e bën gjithkund, si në ngjarjet publike ashtu edhe në bisedat telefonike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dorëheqje nuk jep ai që lufton që shteti të bëhet anëtar i plotë i NATO-s, dhe të vazhdojnë integrimet me Bashkimin Evropian. Kërcënimet nga sulmet hibride, lajmet e rreme dhe manipulimet janë vetëm për shkak se jemi të përkushtuar dhe bëhemi anëtar i 30-të i NATO-s”, tha Kostadinov.

Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Mickoski duhet të turpërohet për shkak se ju shërben interesave të huaja që nuk ia duan që vendi të bëhet anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Lexo po ashtu Mickoski: Skandali i Zaevit është primitiv, është koha për qeveri teknike

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, shton Kostadinov, Mickoski vepron njëlloj si në zgjedhjet presidenciale ku më pastaj pësoi humbje jo vetëm në zgjedhjet presidenciale por edhe në zgjedhjet lokale, në Ohër dhe Novo Sello.

“Anti-perëndimor Mickoski, i cili nuk ka program dhe as ofertë, mund të shpresojë vetëm për edhe një humbje. Krahas të gjitha lajmeve të rreme, manipulimeve, qëllimet tona strategjike nuk mund të ndalen. Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së”, tha Kostadinov./Telegrafi/

Exit mobile version