Telegrafi

LSDM: Amandamentet e OBRM-PDUKM-së, dëshmi e mashtrimeve të tyre

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LSDM-ja konsideron se amandamentet e OBRM-PDUKM-së për Buxhetin e shtetit janë ”dëshmi e mashtrimeve të tyre, rishikimi krijon kushte për rritje ekonomike”.

Më tej, në kumtesën e LSDM-së thuhet se ”qindra amandamentet për Buxhetin të paraqitura nga OBRM-PDUKM-ja, tregon edhe njëherë që kjo parti në vend të interesit të qytetarëve, është përkujdesur për pasurim kriminal të vetë partisë, dhe përmes qindra amandamenteve identike të cilat vitin e kaluar i refuzoi, OBRM-PDUKM-ja edhe njëherë tregoi dinakrinë e saj.

Rishikimi i Buxhetit u jep fund projeksioneve jo-reale dhe harxhimeve jo-produktive që Qeveria e kaluar i kishte planifikuar ti bënte për privilegje personale, reprezentacione, udhëtime private dhe reklama në dëm të qytetarëve.

Me rishikimin e Buxhetit përmirësohen dëmet ekonomike të shkaktuara nga qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së, zgjidhen problemet shumëvjeçare të qytetarëve, ulen shpenzimet dhe krijohen kushte për një rritje ekonomike të përgjithshme”, thueht në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/