Telegrafi

LSDM akuzon OBRM-PDUKM: Jeni kundër Bechtel-it amerikan

OBRM-PDUKM është kundër projektit strategjik për korridoret dhe kundër Bechtel-it amerikan, konstatojnë nga LSDM-ja në pushtet.

“ OBRM-PDUKM, e cila është tërësisht peng i Levicës pro-ruse, për arsye politike dhe fitimprurëse, po udhëheq një fushatë kundër ndërtimit të korridoreve dhe kundër Bechtel, të bazuar në gënjeshtra dhe të pavërteta. Partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e fundit që mund të flasë për ndërtimin e autostradave, sepse OBRM-PDUKM është simbol për komisione, për projekte të dështuara në dëm të shtetit dhe qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti akuzojnë partinë e Mickoskit se po kundërshtojnë çdo sukses të qeverisë.

“ OBRM-PDUKM duhet t’u përgjigjet qytetarëve pse po bllokon projektin më të madh kapital kombëtar për ndërtimin e 110 kilometrave autostrada brenda 5 viteve”, përfundon reagimi i LSDM-së.