Telegrafi

LSDM akuzon Mickoskin si tradhtarë të interesave të vendit

LSDM akuzon udhëheqësin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski se me sjelljen e sotme ai ka dështuar dhe nuk dëshiron ta njohë momentin.

“Në vend të një të ardhmeje në BE dhe NATO, Mickoski zgjodhi të qëndronte në të kaluarën e errët, në anën e krimit, izolimit dhe errësirës. Ai gjithashtu dëshiron që qytetarët të qëndrojnë në errësirë. Sot, pas takimit të liderëve gjithçka u bë e qartë. Mickovski dhe OBRM-PDUKM gënjyen që zgjedhja e tyre ishte dy të tretat e shumicës. Ata gënjyen që donin në BE dhe NATO, gënjyen se donin një shtet të ligjshëm dhe një referendum mbi të cilin qytetarët do të vendosnin”, tha Kostandin Kostadinov nga LSDM.

Nga LSDM gjithashtu akuzojnë OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski se kishin një dhe vetëm një qëllim të vetëm, amnisti për krimin me çdo kusht. Edhe me koston që mos mbahet referendumi, nëse nuk ka amnisti.

Konstandinov u shpreh se partia e OBRM-PDUKM-ës, e cila për një dekadë është thirrur për një referendum, sot ajo i ikë një detyrimi të tillë.

“Mitckoski thotë se dëshiron në BE-në dhe NATO-n, ndërsa nuk mbështet asnjë hap drejt këtij qëllimi. OBRM-PDUKM dhe Mickoski kanë humbur mundësinë që të qëndrojnë pas interesave kombëtare maqedonase. Nga tani e tutje historia do t’i gjykojë Miskoskin dhe OBRM-PDUKM-në”. /Telegrafi/