Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka akuzuar opozitën për ndotjen e lartë të ajrit në vend. Sipas tyre, kur OBRM-PDUKM ishte në pushtet janë shkatërruar gjelbërimet dhe është rrezikuar ambienti jetësor.
“Gjatë kohës së qeverisjes kriminele të OBRM-PDUKM-së është shfuqizuar tarifa e lirë e rrymës, ndërsa çmimi është rritur për 100 për qind. Kjo ka bërë që qindra qytetarë të ngrohen në mënyrë joekologjike, që ka ndikuar në rritjen e ndotjes”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se Hristijan Mickoski gjatë kohës që ka drejtuar ELEM-in, ka shkatërruar sistemin energjetik si dhe është shkaktar për rritjen e ndotjes së ajrit në vend.
“Përkundër Mickoskit, sot qeveria e LSDM-së së bashku me Bashkinë e Shkupit dhe institucionet kompetente çdo ditë marrin masa për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/