Site icon Telegrafi

LSDM: Afati për realizimin e parkut në Karposh 4, është nga viti 2018 deri më vitin 2020

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së se kryetari, Stefan Bogoev nuk i ka përmbushur premtimin për ndërtimin e parkut në Karposh 4. Nga atje thonë se afati për realizimin e parkut të theksuar është nga viti 2018 deri më vitin 2020, pëcjell Telegrafi.

“Gjatë kësaj periudhe kohore edhe në vetë programin (faqja 21) dhe janë marr hapat në kuadër në plotësimin e dokumenteve për fillimin e aktiviteteve për ndrërtimin e parkut të madh. OBRM-PDUKM të mos e lexojë programin në mënyrë selektive por në të tërin”.

Në program mund ta lexoni dhe premtimet për subvencionimin për blerjen e biçikletave në Karposh, një masë që tashmë është duke u zhvilluar nën realizimin e komunës, për të cilën 300 mijë denarë janë ndarë nga buxheti i Komunës së Karposhit dhe kjo është pranuar me kënaqësi nga qytetarët e karposhit. /Telegrafi/

Exit mobile version