Shteti dhe institucionet do të punojnë vetëm në shërbim të qytetarëve të cilët obligimet e tyre në institucionet do të munden ti kryejnë edhe pas orarit të punës, paralajmëron LSDM në lidhje me punën e administratorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Institucionet do të kenë vëllim të lartë të punës, në të cilët qytetarët do të realizojnë të drejta kyçe dhe do të punojnë në dy ndrime, gjegjësisht deri në orën 20 që të munden me kohë të sigurojnë shërbimet për të gjithë qytetarët. Me këtë do të mundësojmë qytetarëve që lehtë dhe shpejt të kryejnë obligimet e tyre ndaj shtetit. Qytetarët nuk do të kenë nevojë që deri tani kanë marrë ditë të lire pune që ti kryejnë obligimet e tyre dhe të lusin eprorët e tyre që të dalin nga puna. Puna në dy ndrime në institucionet kyçe do të zbatohet që në 6 muajt e parë të mandatit”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Me këto masa, siç thonë nga LSDM, do të shpërndajnë turmat dhe përleshjet para sporteleve, çdo qytetar me kohë do të përmbushë nevojat e tij, dhe të punësuarit në kohën e punës të vërtetuar me ligj do të mundet të përgjigjen në obligimet e tyre./Telegrafi/