Site icon Telegrafi

LSDM: 75% e blerjes së ilaçeve shkon në kurriz të qytetarëve, qeveria e re do të mbrojë qytetarët (Dokument)

LSDM-ja ka lëshuar një kumtesë në të cilën thotë se në blerjen e ilaçeve 75% të çmimit e paguajnë qytetarët, ndërsa vetëm 25% e paguan Fondi i shëndetësisë. Sipas LSDM-së këto të dhëna e vendosin Maqedoninë në mes katër vendeve në Evropë, që shteti më së paku subvencionon ilaçe për qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveritë në rajon, Bullgari, Serbi, Slloveni, Greqi, Mali i Zi, më shumë ju ndihmojnë qytetarëve të tyre, kur është në pyetje subvencionimi për ilaçe. Kjo ju ndodh qytetarëve të Maqedonisë, në kushte të varfërisë së skajshme, kur mbi 500 mijë qytetarët jetojnë në pragun e varfërisë. Dhe në vend se t’u ndihmohet qytetarëve, ata ngelen pa ilaçe me recetë në mes të muajit. Duhet t’i paguajnë privatisht, nga xhepi i tyre, për shkak se ashtu ka urdhëruar qeveria në largim”, thuhet mes tjearsh në njoftimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se qeveria e re reformuese do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi dhe se ilaçe me recetë do të ketë gjatë gjithë muajit./Telegrafi/

Exit mobile version