Telegrafi

LSDM: 421 persona shtesë do të marrin mjete të pakthyeshme për vetëpunësim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se me rishikimin e buxhetit për vitin 2019, 421 persona shtesë do të marrin mjete të pakthyeshme për programin për vetëpunësim.

Nga LSDM thonë se këta persona pas biznes planit të suksesshëm, do të mund t’i regjistrojnë kompanitë e tyre dhe të fillojnë me punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shfrytëzuesit e pavarur marrin grant i paraparë me planin operativ për vitin 2019 deri 5 mijë euro, gjegjësisht deri 10 mijë euro nëse janë dy partnerë. Plani operativ për punësim jep rezultate reale. Kjo është një nga pikat kyçe për uljen e shkallës së papunësisë, e cila është ulur në 17.5 përqind”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti shtojnë “se do të vazhdojnë me realizimin e masave për të ulur papunësinë”./Telegrafi/