Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “para shtatë viteve, sjellja kriminale dhe e dhunshme krijoi një nga datat e errëta në demokracinë tonë”.
“Më 24 dhjetor 2012, OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Nikolla Gruevski në mënyrë të dhunshme i përjashtoi së pari gazetarë nga galeria kuvendare, dhe më pastaj dhunshëm i përjashtoi edhe deputetët e opozitës”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas LSDM-së, 24 dhjetori ishte fytyra e vërtetë e regjimit dhe OBRM-PDUKM-së dhe që kulminoi më 27 prill të vitit 2017.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në OBRM-PDUKM, partia ende udhëhiqet nga Nikolla Grueevskit, krimineli i arratisur në Budapest, ndërsa Hristijan Mickoski është zëdhënësi i tij. Sot OBRM-PDUKM vazhdon të punojë kundër interesave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM.
Ata shtojnë se deputetët e OBRM-PDUKM-së po bllokojnë ligje të rëndësishme që kthejnë para te qytetarët.
“Bllokim dhe pengesa, kjo është oferta e OBRM-PDUKM-së në Kuvend. Asnjë masë, asnjë ide se si ta përmirësojë jetën e qytetarëve”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/