Site icon Telegrafi

LSDM: 24 dhejtori mbetet njëra nga ditët e zeza të demokracisë

Dita e sotme, 24 dhjetori, mbetet e gdhendur si njëra nga ditët e zeza për demokracinë në Maqedoni dhe dëshmon për brutalitetin e regjimit tanimë të rrëzuar të Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së, deklarojnë nga LSDM.

“Nikolla Gruevski dhe familja para syve të publikut, nëpërmjet keqpërdorimit të policisë në Kuvend e shkelën demokracinë duke larguar dhe rrahur deputetë dhe gazetarë. Politikat e tilla shumëvjeçare të mbjelljes së frikës dhe urejtjes nga ana e regjimit të Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së e kishte kulmin me hyrje dhe dhunë në Kuvend më 27 prill të këtij viti”

Nga LSDM thonë se qytetarët e njohën politikën shkatërrimtare të Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së dhe për këtë shkak e dënuan pushtetin e tyre dhe zgjodhën ndryshime, bashkim, pushtet të ri të përgjegjshëm që punon në interes të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version