LSDM sot përmes një kumtese akuzon liderin e opozitës Mickoskin se po gënjen se gjuha maqedonase do të ishte shpallur dialekt bullgar, se nuk do t’i fillojmë negociatat me BE-në.
“Ky vit 2022 është viti i gënjeshtrave dhe të pavërtetave më të mëdha të Hristijan Mickoski. Nuk ka pasur periudhë të vitit kur Mickoski nuk ka dalë me ndonjë gënjeshtër, manipulim.
I dobët dhe pa qëndrim, Mickoski u bë peng i plotë i Dimitar Apasiev.
Ai e gënjeu popullin se me pranimin e propozimit evropian do të pasonte asimilimi dhe bullgarizimi.
Mickoski gënjeu se gjuha maqedonase do të shpallet dialekt bullgar, se nuk do të fillojmë negociatat me BE-në.
Në vitin kur filluam negociatat me BE-në me identitet dhe gjuhë të mbrojtur, do të mbahet mend se gjithçka që tha Mickoski ishte gënjeshtër.”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/