Telegrafi

LSDM: 70 milionë euro për rrugët lokale në 80 komuna të Maqedonisë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “për dy vite e gjysmë, LSDM kryejti disa projekte në avancim të infrastrukturës”.

“Realizimi i investimeve kapitale arriti deri 86%”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Realizimi i investimeve kapitale, sipas LSDM-së, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonomi, duke nxitur rritje ekonomik dhe duke zgjidhur nevojat më të rëndësishme të qytetarëve që për 11 vite i injoruan nga OBRM-PDUKM.

“Në vitin 2020 vazhdojmë në rrugë të drejtë dhe realizim të projekteve kapitale. Një nga projektet më të rëndësishme që hyn në zbatim këtë vi është projekti i ndërlidhjes së rrugëve lokale, përkatësisht ndërtimi dhe sanimi i rrugëve lokale në komuna me rreth 450 kilometra”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se projekti parasheh investime në rrugë lokale nëpër 80 komuna në Maqedoni duke përfshirë këtu edhe Bashkinë e Shkupit, dhe me këtë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, përkatësisht qeveria, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmon në përmirësimin e rrugëve lokale.