Telegrafi

LRM: LSDM po bën presion mbi romët e punësuar në administratë

Lidhja e Romëve në Maqedoni (LRM) sot akuzoi se partia qeverisëse LSDM, përmes drejtorëve të institucioneve shtetërore bën presion mbi romët të cilët janë të punësuar në administratë.

Si institucione udhëheqësit e të cilave bëjnë presion sipas Sead Ismail nga LRM, është Sekretariati i Përgjithshëm, Arkivi Shtetëror i RM, GTC dhe disa ministri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të romëve ju bëjmë thirrje udhëheqësve dhe drejtorëve të ndalojnë me presionet e tilla dhe të mundësojnë që administrata në mënyrë profesionale ta kryejë punën e saj”, tha bartësi i listës në LRM, Sead Ismail.

Ai më tej shtoi se do t’i njoftojë edhe përfaqësuesit e BE-së, ambasadat, OSBE/ODIHR, si dhe Avokatin e Popullit./Telegrafi/