Site icon Telegrafi

LR-PDSH: Tetova po shndërrohet në një qytet që ka etje të domosdoshme për ujë të pijshëm

Lëvizja për Reforma PDSH në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reaguar në lidhje me rastin e ujit në Tetovë.

‘Qyteti i Tetovës është në shënjestër të herëpashershme me goditjet që po i jep keq-qeverisja lokale, nga politikat e mbrapshta të kësaj administrate komunale që udhëhiqet nga kryetarja Teuta Arifi. Tetova u shndërrua në një qytet që ka etje të domosdoshme për ujë të pijshëm, mjedis urban dhe infrastrukturë të rregulluar mirë për qytetarët e saj. Uji është elementi bazë për ekzistencë, ndërsa tetovarët janë viktimë e kësaj administrate komunale që dhe ujin e pijshëm u servohet qytetarëve me përzierje të kanalizimeve fekale, që për këtë veprim të pandërgjegjshëm kryetarja Teuta Arifi duhet të përballet me përgjegjësinë morale ndaj qytetarëve të saj.

Lexo po ashtu Alarm: Uji i Tetovës i ndotur nga ujërat e zeza

Lëvizja për Reforma PDSH – Dega Tetovë reagon ashpër ndaj këtij fenomeni të pazakontë, dhe dënojmë këtë akt mjaft të ulët dhe krejt të pandërgjegjshëm të kryetarës, që ujërat e zeza të kanalizimeve të futen në gypat e ujit për pije dhe të mos ndërmerren masat e duhura preventive ndaj shëndetit të qytetarëve. Ju flisni për Evropën, por përpara se të mendoni të flisni për Evropën duhet të dini se atje ka përgjegjësi shoqërore, përgjegjësi morale dhe juridike, nocione këto, të panjohura për ju! Atje, madje edhe fekalet e kafshëve shtëpiake hidhen në korpa të veçanta, ndërkohë që në Tetovë, fekalet hidhen gjithandej, duke mos kursyer as edhe ujin për pije’, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kujdes! Uji për pije në Tetovë është i ndotur (Foto/Video)
Exit mobile version