Lëvizja për Reforma PDSH në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reaguar për shkollën fillore në fshatin Nerez i Epërm në lidhje për kushtet e këqia.
‘Në këtë shkollë nxënësit mësojnë si në kohën e mesjetës, respektivisht në objekt ku është për keqardhje të quhet shkollë, sepse në viset e civilizuara as edhe kafshët shtëpiake nuk do të kishin guxuar t’i mbanë, sepse pronarët do ndëshkoheshin nga ligji. Raste të tilla apo edhe të ngjajshme ku nxënës shqiptarë mësojnë në kushte shumë të vështira hasen edhe në shumë shkolla periferike, sidomos në vendbanimet malore.
Këta fëmijë të Nerezit të Epërm, e gëzojnë të drejtën e Zotit që të shkollohen sikurse edhe moshatarët e tyre gjithandej, prandaj edhe duhet që të reagohet dhe të merren masa urgjente për sistemimin e tyre në objekt shkollor me kushte normale.
LR-PDSH, edhe për këtë rast dhe rastet e ngjajshme, ku pasojat e këtij kaosi në arsim gjithandej i vuajnë nxënësit shqiptarë, ngre shqetësimin e thellë dhe kërkon që të ndërmerren masa urgjente për të sanuar këtë gjendje shumë të vështirë në këtë objekt shkollor, por edhe në shumë shkolla tjera më mësim në gjuhën shqipe’, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së. /Telegrafi/