Site icon Telegrafi

LR-PDSH: Sela është mirë

Lëvizja për Reforma PDSH ka njoftuar opinionin nëpërmjet një komunikate drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka se gjendja shëndetësore e liderit te LR PDSH-se, Ziadin Sela është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

”Gjendja shëndetësore e liderit te LR PDSH-se, Ziadin Sela është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. .Çdo lajm tjetër i cili është i plasuar ne media dhe portale te ndryshme, nuk është asgjë tjetër pos një dezinformate dhe spekulim.

”Në këto momente te vështira, LR PDSH apelon deri tek te gjithë qytetaret shqiptare qe te ruajnë jakftohtësinë dhe mos bien pre e provokimeve te grupeve barbare dhe huliganeve te cilët qarkullojnë ne Shkup dhe qytete tjera.”

”LR PDSH apelon edhe deri tek përfaqësuesit ndërkombëtar që të ndikojnë në qetësimin e situatës dhe mos lejojnë qe një problem politik te shndërrohet ne problem nder etnik midis shqiptareve dhe maqedonasve.” thuhet nga LR-PDSH. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë
Exit mobile version