Lëvizja për Reforma PDSH – dega në Tetovë ka shprehur shqetësimin për mungesën e investimeve kapitale në Tetovë dhe mashtrimet konstante që i bëhen tetovarëve nga BDI, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Theksi kryesor i reagimit të tyre ka qenë ndaj mos realizimit dhe zvarritjes së projektit të Teatrit të Tetovës
“Tetovës i premtohet investim prej 13 milion euro për Teatrin e Qytetit, ndërkohë që Teatri i vjetër, që është gjysmë i rrënuar ballafaqohet me ç kyçje nga rryma për shkak të mos pagesës! Gur themeli i këtij objekti kapital u vendos 2 vite më parë, në prag të zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2014, prej atëherë asgjë nuk është bërë. Punimet u rifilluan në vitin 2016 sërish në prag të zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare!”
“Mashtrimi më i madh bëhet me ndryshimet e shpeshta të Projektit. U paralajmërua që Teatri i Tetovës do të ketë Parking nëntokësor dy katesh dhe objekt tre katesh mbi sipërfaqen tokësore. Me rebalancin e buxhetit ndryshoi projekti, objekti i Teatrit do të ngele pa dy katet e parkingut nëntokësor, ndërsa edhe objektit mbi sipërfaqen tokësore do t’i shkurtohet një kat”, ka thënë para mediave, Arif Selami.
Nga LR-PDSH kanë kërkuar përgjigje publike nga BDI për siç thonë, deri kur do të bëjnë politikë në kurriz të Kulturës shqiptare dhe deri kur do të mashtrojnë për të njëjtat projekte të dështuara?/Telegrafi/