Lëvizja për Reforma PDSH me një reagim të drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka theksuar nevojën e banorëve të fshatit Nerasht për mungesën e ujit në këtë fshat. LR-PDSH ka reaguar ndaj kryetarit aktual të komunës Isen Asani (BDI) për mungesën e ujit.
“Në Nerasht me bashkëvendasit e mi diskutojmë dhe nuk po arrijmë të kuptojmë se si është e mundur të kemi administratë lokale që interesohet vetëm se si ti merr paratë tona, por jo edhe të kryej shërbimin që na detyrohet me Ligj. Komuna është e detyruar të sigurojë ujin e pijshëm dhe nuk mund të arsyetohet që fajin për këtë dështim e kanë banorët e Nerashtit!!! Këtë e dëgjuam dje nga kryetari i komunës, i cili pa asnjë bazë morale e juridike adresoi fajin te mos pagesa mujore e paushallit prej 300 denarësh! Problemi nuk qëndron te mos pagesa e paushallit, por te mos-puna e komunës së Tearcës. U bënë 3 muaj që s’kemi ujë të pijshëm në shtëpitë tona dhe për këtë dikush është përgjegjës! Dikush që vetes i thotë “kryetar komune” dhe nga ana tjetër s’do t’ja dijë për problemet e banorëve të komunës. ” thonë mes tjerash nga LR-PDSH./Telegrafi/