Telegrafi

LR-PDSH: OBRM-BDI e dhunon ardhmërinë tonë!

Dhuna e ushtruar nga ana e njësisë speciale të policisë maqedonase ndaj studentëve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup edhe një herë dëshmon katandisjen e skajshme të sistemit ligjor të këtij shteti, thuhet në reagimin e LR-PDSh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Mafia politike OBRM-BDI godet edhe te forca më vitale e shoqërisë së një shtetit, që janë studentët. LR-PDSH reagon ashpër ndaj dhunës së ushtruar ndaj studentëve duke konsideruar këtë si goditje e madhe ndaj autonomisë së vendimmarrjes së studentëve për të krijuar organe të pavarura studentore, në këtë shtet të kapur që moti nga kthetrat e krimit dhe amoralitetit. Ne, LR-PDSH, gjithashtu inkurajojmë edhe studentët e USHT-së dhe të UEJL-së të mbrojnë autonomin e vetë dhe të ngrenë zërin kundër dukurive negative jo vetëm në universitet, por edhe në shoqëri. Studentët gjithmonë do kenë mbështetjen dhe mbrojtjen e LR-PDSH-së”, reagojnë nga Lëvizja për Reforma – PDSh./Telegrafi/