Me një reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni Lëvizja për Reforma PDSH dënon ashpër vdekjen e Almir Aliut nga Kumanova, i cili vdiq si pasojë e shkeljes me veturë nga maqedonasi B.I po ashtu nga Kumanova, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Sulmi ndaj familjes Aliu nga Kumanova me epilog vdekjen e vogëlushit 4 vjeçar Almirit, është edhe një tregues i qartë i pranisë së nacionalizmit dhe brutalitetit të sëmurë maqedonas, të sponzoruar nga pushteti dhe gjithmonë në kurriz të shqiptarëve në Maqedoni.
LR-PDSH reagon ashpër kundër këtij veprimi vandal dhe i bëjmë thirrje organeve shtetërorë që dorasin ta nxjerrë para përgjegjësisë ligjore, por duke mos amnistuar pjesën tjetër të grupit të cilët ishin bashkë-pjesëmarrës në krim. Ngjarja e rëndë e vrasjes së këtij vogëlushi na rikujton shumë krime të tjera të kësaj natyre, që ngelen ende raste pa epilog.” thonë nga LR-PDSH.
Zëdhënësi i këtij subjekti Elmir Sejfullai ka shprehur ngushëllime deri tek familja Aliu./Telegrafi/