Lëvizja për Reforma PDSH nëpërmjet funksionarit dhe kryetarit të departamentit të shëndetësisë në LR-PDSH Bekim Tateshi kanë shënuar ditën e shëndetësisë ku theks të veçantë i kanë kushtuar luftës kundër diabetit.
Me një konferencë për media e drejtuar Telegrafit në Maqedoni, LR-PDSH nga selia në Shkup ka transmetuar mesazhin ”7 Prilli është Dita Botërore e Shëndetit, e cila shënon edhe ditën e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pra 7 prill 1948. Çdo vit zgjidhet një temë e caktuar shëndetësore për Ditën Botërore të Shëndetit, e cila trajton një çështje shqetësuese të shëndetit publik në të gjithë botën.
Në 68 vjetorin e ekzistimit, Organizata Botërore e Shëndetësisësi temë të Ditës Botërore të Shëndetit zgjedh një çështje prioritare me ndikim global në shëndetin publik, diabetin ose sëmundjen e sheqerit, me moton “Lufte kunder diabetit”. Kjo sëmundje kronike në përmasa globale shndërrohet në epidemi dhe rreth 100 mijë qytetarë në vend mungojnë përkohësisht në punë gjatë vitit për shkak të komplikimeve të diabetit. Siç janë dëmtimet në sy, dëmtimet në veshka, dëmtimet në sistemin kardiovaskular. Që të evitohen këto komplikime është me rëndësi që të ndiqet gjendja me sheqerin në gjak, të vizitoni mjekun familjar si dhe të ndiqni rekomandimet për jetë të shëndoshë.
Departamenti i Shëndetësisë pranë Levizjes për Reforma– PDSH ka mbajtur pres konferencë për këtë problem delikat dhe në vazhdimsi është duke ndjekur situatën në konsultim me ekspertët që I ka ne kuadër të departamentit si dhe takimet me anëtarë të shoqatës të diabetikëve në Maqedoni.
Punëtorëve shëndetësor ju urojmë punë të mbarë dhe suksese në sfidat e përditshme, duke ruajtur më të vlefshmen, shëndetin e popullates. ”(sic) thuhet në mesazhin e LR-PDSH për këtë ditë./Telegrafi/