Site icon Telegrafi

LR-PDSH: Mos i prekni shqiptarët

Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në autobusin numër 55 në Shkup që transportonte banorë të Haraçinës ku nga sulmi i maqedonasve, siç thonë nga LR-PDSH, u dëmtuan disa shqiptarë që udhëtonin me atë autobus rreth orës 18 e 30 minuta.

LR-PDSH në reagim e dërguar deri tek Telegrafi Maqedoni, thotë se ndjehen të shqetësuar për dhunën ndaj shqiptarëve në Shkup.

Lexo po ashtu Ndalohet e më pas gjuhet me gurë autobusi në Shkup, ka të lënduar (Foto)

”Ndjehemi të shqetësuar rreth kësaj ngjarje që në vazhdimësi paraqitet në këtë rajon, njëkohësisht dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë sulm barbar dhe të paskrrupullt që u bëhet banorëve shqiptarë të kësaj ane. Ky pushtet i udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe BDI për të mbrojtur vetëveten gjithmonë shqiptarët i përdorën si mish për top.”

”Apelojmë deri te organet e ministrisë së punëve të mbrendshme që të ndërmarin masat e duhura për të zbardhur këtë ngjarje dhe autorët të vehen para përgjegjësisë.” thonë nga LR-PDSH./Telegrafi/

Exit mobile version