Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LR-PDSH-ja njofton se kryetari i saj, Ziadin Sela, dhe sekretari gjeneral, Arben Taravari, zhvilluan takim me përfaqësues të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Në takim kryesisht është diskutuar në lidhje me situatën politike të krijuar në vend. Sela dhe Taravari kanë informuar përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve për përpjekjet politike dhe mundësitë e tejkalimit të krizës politike në vend.
Në takim gjithashtu është biseduar edhe për dy çështjet kryesore të Platformës së përbashkët: për funksionimin e mëtutjeshëm të Prokurorisë Speciale Publike dhe Ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si kërkesa legjitime të votuesve shqiptarë dhe si pika programore të programeve të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni./Telegrafi/