LR-PDSH përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni ka reaguar ndaj nënshkrimit të marrëveshjes së Nikolla Todorovit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup.
Nga partia thonë se, kjo lëvizje tregon se bëhet fjalë për rrethin e fundit të cirkut qesharak e maratonik të Nikolla Todorovit në fushën e shëndetësisë, si edhe një tendencë për defokusim nga ngjarja e tmerrshme e enjtes të përgjakur.
“Departamenti i Shëndetësisë i Lëvizjes për Reforma PDSH kërkon ndërperje të menjëhershme të këtij proekti dhe të kësaj sjellje infantile. Këtë projekt do duhet ta realizojë qeveria e ardhshme reformatore, me transparencë, debat publik dhe këshillim me profesionistë të kësaj fushe por edhe të tjerëve që merren me menaxhment shëndetësor.
Poashtu, kërkojmë nga qeveria teknike që urgjentisht të ndërprejë rikonstruimet e klinikave dhe spitaleve në kohë pa kohë duke shkaktuar pengesa të mëdhaja në punën e përditshme. Në një ardhmëri të afërt do të kërkojmë llogari dhe përgjegjësi për këtë dëm të madh që i bëhet buxheteve edhe ashtu të mjera të klinikave universitare dhe spitaleve tjera publike në Maqedoni”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së./Telegrafi.