Lëvizja për Reforma PDSH në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka kërkuar përgjegjësi nga ana e pjesëtarëve të shërbimit policor të UBK-së për ndalimin e Arben Taravarit në Në aeroportin e Shkupit, njëherit edhe sekretar i LR PDSH.
‘Ne si LR-PDSH, por edhe si qytetarë shqiptarë dhe taksapagues të këtij shteti, parashtrojmë pyetjen se ç’të keqe ka bërë Arben Taravari, që të ndalohen në atë mënyrë të paskrupullt nga persona të paidentifikuar, pjesëtarë të shërbimit sekret maqedonas. Kërkojmë të na përgjigjeni në kohë sa më të shkurt dhe të ndëshkoni urdhërdhënësit dhe realizuesit e këtij akti të turpshëm, joligjor dhe njëkohësisht jokushtetues.
Pas këtij akti, LR-PDSH do të ju drejtohet të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësive diplomatike për të kërkuar përgjegjësi për këtë sjellje të shtetit policor maqedonase dhe jo vetëm, do të kërkojmë nga Brukseli dhe Washingtoni zyrtar, që në emër të demokracisë, fjalës së lirë dhe qarkullimit të lirë, që Maqedonia si pretendente për integrime euro-atlantike, të shpërbëjë strukturalt kriminale shtetërore që veprojnë në kuadër të MPB-së dhe që janë barrë e buxhetit të cilit i kontribojnë të gjithë shqiptarët, si ata në vend, ashtu edhe ata që janë emigracion’ ka reaguar LR PDSH. /Telegrafi/