Pas paralajmërimeve të Qendrës seizmologjike të RM-së për përsëritjen e mundshme të dridhjeve të tokës, me epiqendër rajonin e Shkupit, departamenti për Arsim pranë LR-PDSH-së kërkon intervenimin urgjent të Ministrisë së Arsimit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj lëvizje, ”Ministria e Arsimit duhet të mer masa preventive për nxënësit që gjenden në rrezik të lartë, gjegjësisht të lëshojë urdhëresë drejtuar shkollave të qytetit të Shkupit dhe rrethinës së saj, duke pezulluar punën e tyre për disa ditë.
Në rastë të jashtëzakonshme si kjo, duhet të braktisni politikën ditore dhe të veproni në mënyrë cilësore dhe preventive. Duke ditur që udhëhiqni me institucione që reagojnë ngadalshëm dhe përballen me mungesë të theksuar të pajisjeve për ndërhyrje të shpejt, do të ishte e mençur që të merni masa mbrojtëse.
Arsyeja e dytë janë shkollat e vjetëruara dhe jo të mirëmbajtura, të cilat rrezikojnë shembjen vetvetiu, ndërsa ndonjë dridhje më e fuqishme seizmike shton rrezikun për ndonjë fatkeqësi me përmasa më të mëdha.
Arsyeja e tretë është sinjali jostabil dhe i dobët i operatorëve. Sipas informatave tona, në Shkup dhe rrethinë ka probleme komunikimi disa ditë me rradhë.
Janë këto arsye të mjaftueshme që shqetësojnë prindërit, andaj fëmijët më të sigurt janë nëpër shtëpitë e tyre dhe pranë prindërve, se sa në shkollat e vjetëruara publike që janë pranë rrënimit.”(sic)/Telegrafi/