Site icon Telegrafi

LR-PDSH e mbush me grafite Tetovën (Foto)

Në qytetin e Tetovës janë shfaqur grafite me nënshkrimin ”STOP” dhe mbishkrime tjera rreth gjendjes aktuale të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lëvizja për Reforma PDSH nëpërmjet faqes për fansat në Facebook ka publikuar fotografi dhe mbishkrimin ku ata marrin përsipër ”zbukurimin” e Tetovës me grafite në formë të dorës. Përshkrimi i LR-PDSH thotë “Pas publikimit të videove sensibilizuese Rinia e Lëvizjes filloi kampanjën STOP, që ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për fenomenet kriminale në politikë si kotrupcioni, krimi apo edhe rastet e montuara. Ti themi STOP kësaj politike anti-Shqiptare.”(sic) thuhet në publikimin e LR-PDSH në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version