Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja për Reforma – PDSH konsideron se diskriminohen qendrat e shëndetit publik të Tetovës dhe Gostivarit.
Në reagimin e kësaj lëvizje, mes tjerash thuhet:
„Qendra për Shëndet Publik (QSHP) në Tetovë është njëra nga dhjetë qendrat regjionale dhe me shërbimet e saj mbulon Tetovën dhe Gostivarin me 320.000 banorë ku 90% janë shqiptarë. Detyra e këtij institucioni është të kujdeset për shëndetin e popullatës, duke parandaluar sëmundjet dhe duke promovuar shëndetin përmes ngritjes të vetëdijes si dhe kujdesin për ajër të pastër dhe për kualitetin e ujit të pijshëm.
Ky institucion jo vetëm që nuk kryen detyrën primare për të cilën është formuar, por me dinakëri të pazëshëm bën diskriminim të vrazhdë nacional në përfaqësimin e bashkësive që jetojnë në këtë regjion duke aluduar që primare të jetë profesionalizmi ndaj cdo atributi tjetër.
Nga burime të sigurta u informuam se Qendra për Shëndet Publik (QSHP) në Tetovë përbëhet nga:
1. Reparti i higjienës në Tetovë ku ka 14 të punësuar, prej tyre vetëm 2 shqiptarë, ndërsa në Gostivar nga 7 asnjë shqiptar.
2. Reparti i epidemiologjisë: në Tetovë nga 8, shqiptarë janë 3, ndërsa në Gostivar nga 11 të punësuar vetëm një është shqiptarë.
3. Reparti i Mikrobiologjisë: në Tetovë nga 13 të punësuar 2 janë shqiptarë, ndërsa në Gostivar nga 9, asnjë shqiptar.
4. Reparti i Mjekësisë Sociale: 3 të punësuar në Tetovë dhe 2 në Gostivar, e për çudi, asnjë shqiptar.
5. Administrata : 7 punëtorë, prej të cilëve 2 janë shqiptarë.
Gjthsejt: 67 të punësuar, prej të cilëve 57 ose 85,07% janë maqedon, 7 ose 10.45% janë shqiptar, 2 turq ose 2.99% dhe 1rom ose 1.49%. Vlen të theksohet se nëpërmjet listës për trasferim, në datën 01.09.2016 pritet të realizohen edhe dy punësime të nacionalitetit maqedon. Që të jetë absurdi edhe më i madh, në këto institucione shëndetësore që nga viti i largët i 2006 nuk është punësuar asnjë shqiptar.