Site icon Telegrafi

LR-PDSH: BDI e ka pranuar Gjorgje Ivanovin

Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar pas prezencës së Talat Xhaferit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurimit. Në reagimin e tyre drejtuar Telegrafit Maqedoni në mes tjerasht thuhet ”Opinioni ka kohë që ka kuptuar që ishte lojë fushata e BDI-së “Jo Presidentit të njëanshëm” dhe “President konsensual”, por mbrëmë plasi turpi.”

Gjithashtu LR-PDSH thotë ”Prania e Talat Xhaferit në këtë takim jo vetëm që dëshmon faktin se BDI e ka pranuar Gorgje Ivanovin për President të Maqedonisë, por edhe njëherë demaskohet politika manipulative dhe populiste ndaj shqiptarëve. Edhe pse në deklarimet e tyre të deri tanishme hiqeshin për të kundërtën, se gjoja nuk e pranojnë Ivanovin për president sepse nuk qenka “konsesual”, vet pjesëmarrja e Talat Xhaferit legjitimon turpin e e tij dhe të partisë që përfaqëson.” thuhet në reagimin e LR-PDSH./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Ja arsyetimi i Talat Xhaferit për pjesmarrjen në mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurimit

Exit mobile version