Telegrafi

LR-PDSH autorizoi kryesinë e ngushtë për të vendosur për pjesëmarrje në qeveri

Kryesia qendrore e LR-PDSH-së në mbledhjen e mbajtur sonte në selinë partiake në Tetovë autorizoi kryesinë e ngushtë për vendimin final për pjesëmarrje në qeveri.

“Pas diskutimeve dhe analizave të shumta Kryesia Qendrore në formë unanime, e autorizojë grupin negocues i cili është i zgjedhur nga Kryesia Qendrore e LR-PDSH-së që të negociojë për të gjitha detajet dhe modalitetet për bashkëqeversijen me LSDM duke i nënvizuar, strategjitë dhe prioritetet politike.”, thuhet në komunikatën partiake.

Poashtu siç bëhet e ditur, kryesia e LR-PDSH-së solli vendim unanim për ta autorizuar Kryesinë e ngushtë të partisë për marrjen e vendimit final për pjesmarrje në qeveri pas përfundimit dhe epilogut të negociatave që do të zhvillohen ditët në vijim.