Qytetarët janë në këmbë, qytetarët kërkojnë zgjedhje. Zgjedhje me të cilat do tu jepet fund krizës. Zgjedhjet doemos duhet të ndodhin! Zgjedhje në të cilat do të fitojë Maqedonia, shkruan në faqen e Facebook të LQMM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
-Qytetarët janë kundër pengimit të së drejtës kryesore demokratike të çdo njeriu, të drejtën e votës. Votë me të cilën vet vendos për ardhmërinë e tij, votë e cila është e pakontestueshme dhe askush nuk ka të drejtë ta censurojë, ta bllokojë. Askush nuk ka forcë ta ndaloj zërin e popullit. Askush nuk guxon të lozë me ardhmërinë e këtij vendi, duke i bllokuar zgjedhjet që të vazhdojë agonia dhe skenarët shkatërrimtarë. Po për të shkua në zgjedhje dhe fund të kësaj gjendjeje e cila e lodhi popullin, e ngadalësoi ekonominë dhe e bën të pasigurt ardhmërinë e Maqedonisë. Protesta e LQMM vazhdojnë anembanë Maqedonisë, thuhet në statusin e LQMM në Facebook. Tubimet fillojnë në ora 19./Telegrafi/