Shoqata qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) sot pasdite ka organizuar protestë në sheshin „Magnolia“ në Manastir prej ku dhe kanë porositur të mos provokohet konflikt i brendshëm, luftë qytetare dhe marrje me dhunë e pushtetit në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Aktivisti civil Vlado Drambevski ka theksuar se për përmirësimin e sistemit politik nevojiten iniciativa, e jo dhunë dhe shkatërrim i të mirave materiale.
– Opozita është pa kreativitet, ndërsa pas tyre qëndrojnë forca të errëta. Porosisim që në vend se ti shkatërrojnë monumentet të marrin libra për ngjyrosje dhe të mendojnë në mënyrë kreative. Parullat e llojit „ta kthejmë lirinë“ nuk janë adekuate për njerëzit që më parë kanë qenë të korruptuar, ka thënë Drambevski në tubimin e Manastirit./Telegrafi/