Site icon Telegrafi

LQMM: Nuk lëshojmë pe ndaj armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Maqedonisë

Edhe protestuesit pro qeveritarë në Maqedoni kanë vazhduar me mbështetjen e tyre për qeverinë, duke kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor, ashtu siç është vendosur në kuvend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të organizuar nga Lëvizja qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM), ata kanë protestuar në disa qytete në Maqedoni.

Protestuesit pro qeveritarë, apo të ashtuquajtur ‘kundërprotestuesit’, porositën se dalja e vetme nga kriza politike e tanishme është vetëm mbajtja e zgjedhjeve, ku sipas tyre, populli do të vendosë se kujt do t’ia jep besimin për të qeverisur me Maqedoninë.

Sipas përkrahësve të LQMM-së, qëllimi i protestave është rënimi i Maqedonisë, prandaj deklarojnë se nuk do të lëshojnë pe në tentimet e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Maqedonisë, për të arritur qëllimin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version