Lëvizja qytetare për mbrojtje të Maqedonisë (GDOM) të enjten në mbrëmje do të organizojë tubim masiv në mbrojtje të shtetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç shkruan Kurir, tubimi do të mbahet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në të qytetarët do të kërkojnë mbajtje të zgjedhjeve për dalje nga kriza në të cilën gjendet vendi, ndërprerje të kaosit, harbimit nëpër rrugë dhe shkatërrimit të monumenteve.
Javën e kaluar GDOM organizoi tubime të qeta në Shkup, në të cilët morën pjesë një numër i madh qytetarësh të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme për dalje nga kriza në të cilën gjendet Maqedonia. Përkrahje masive, Lëvizja qytetare mbrëmë kishte edhe në tubimet në Veles dhe Shtip, ku qytetarët thanë qartë “Po” për zgjedhje dhe “Jo” për skenarët për vazhdim të krizës dhe agonisë së pa fund në Maqedoni, shkruan Kurir./Telegrafi/