Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) ka propozuar ligj me të cilin do të falen të gjithë ata që kanë qenë prezent natën e 27 prillit në Kuvend. Sipas tyre ligji do të tregoj karakterin unitar të shtetit, ndërsa për zbatimin e të njëjtit nuk nevojitet kornizë financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Amnistinë në përgjithësi si institut në të drejtën penale e parashikojnë të gjitha Kodet penale bashkëkohore. Në këtë ligj do të përfshihet të gjithë personat prezent në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend dhe me ketë do të liroheshin nga ndjekjet penale. Me zbatimin e ligjit do të tregohet kapaciteti shtetëror dhe përfaqësimi i përgjegjshëm dhe mbi gjitha populli do të gëzohet me unitetin vendas”, thuhet në kumtesën e LPM-së.
Partitë parlamentare në përjashtim të OBRM-PDUKM-së shprehen njëzëri kategorikisht kundër faljes së dhunuesve./Telegrafi/