Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) ka reaguar pas informacioneve të djeshme të MPB-së me rastin e 22 vjetorit të atentatit ndaj Kiro Gligorovit ende po punohet për zbardhjen e rastit.
Nga LPM thonë se MPB përmes telegramit ka njoftuar të gjitha njësitet organizative të policisë sekrete dhe kriminalistike se shtabi i aksionit operativ “Makina”, në selinë e MPB-së nuk ekziston, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të thotë se atentati ndaj Gligorovit nuk është më lëndë në punën sistematike dhe organizative të MPB-së, pasi hetimet policore janë mbyllur me shfuqizimin e aksionit operativ me emrin “Makina”, në të cilin është dashur të zbardhen të gjitha detajet nga kjo ngjarje famëkeqe”, thuhet në njoftimin e LPM.
Nga kjo parti i bëjnë thirrje MPB të ndalojë me mashtrimet e opinionit se po punon në zbardhjen e atentatit ndaj Gligorovit dhe të përgjigjet në pyetjen – Kush dhe pse largoi shtabin dhe aksionin operativ “Makina” nga MPB?/Telegrafi/