Site icon Telegrafi

LPM: Loja me aksionet paralele të policisë është një aventurë e rrezikshme

‘Lëvizja Popullore për Maqedoninë’ shpreh shqetësim të thellë nga veprimet paralele dhe të veçanta të djeshme të ministrit të Brendshëm i vendosur nga LSDM-ja dhe “Ministri” në Ministrinë e Brendshme i përcaktuar nga VMRO-DPMNE, e cila çon në destabilizimin e vendit më tej, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjegjësisht, veprimet policore për bllokimin e Regjistrit Qendror të organizuar nga ministri i LSDM-së, ndërkohë që veprimet policore në rastin e të ashtuquajturës ‘Fabrika për afera’ e organizuar nga “Ministri” i VMRO-DPMNE-së, pa koordinim të duhur dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë.

LPM kujton se gjatë veprimeve policore nuk ka vend për improvizim, divizione dhe paralelizëm të stafit të lartë të Ministrisë, duke marrë parasysh se ajo është organi më i ndjeshëm për stabilitet dhe sigurisë së vendit.

LPM paralajmëron se paralelizmi aktual dhe ndarjet në MPB mund të çojë në një konfrontim të rrezikshëm në mes punonjësve të policisë për shkak se ata janë të pajisur me armë.

Prandaj, LPM kërkon nga VMRO-DPMNE dhe LSDM të ndërgjegjësohen dhe menjëherë të arrijnë unitetin e MPB-së, dhe për këtë arsye, ne bëjmë thirrje për të ndaluar ndarjet e mëtejshme dhe veprime paralele të policisë që përbëjnë një aventurë të rrezikshme me pasoja të pamatshme për vendin dhe popullin “, thuhet në një deklaratë të LPM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version