Telegrafi

LPDDR3 nga Elpida për pajisjet mobile

LPDDR3 i Elpidas në konfigurim me një çip ka shpejtësinë e bartjes së të dhënave prej 6.4 GB/s, e në pajisjet që do të përdorin dy çipa shpejtësitë shkojnë deri në 12.8 GB/s. Në krahasim me memorien LPDDR2 që ka performanca të ngjashme DRAMi i ri shpenzon rreth 25% më pak energji, që pa dyshim se do të jetë e mirëseardhur në pajisjet e reja smartphone dhe tablet.

Elpida ekzemplarët e parë të këtij çipi LPDDR3 prodhuesve të harduerit do të filloj të ua dërgoj kah fundi i këtij viti, derisa prodhimi masiv i tyre është paraparë të filloj në fund të vitit 2012. /Telegrafi/