Napoli në ditët e fundit të afatit kalimtar e kishte siguruar Hirving Lozanon nga PSV, ndërsa lojtari debutoi në Serie A me gol ndaj Juventusit.
Meksikani tregoi emocionet e ndeshjes së parë, ku e tregoi menjëherë potencialin e tij.
Lozano në një intervistë për median e vendit ka treguar se si Ronaldo e kishte përgëzuar për golin të shënuar.
“Kur u shënua goli i fundit, Ronaldo erdhi, u afrua dhe më bëri komplimente për ndeshjen që zhvillova”.
“Më uroj mirëseardhjen në Itali. Ishte diçka e këndshme sepse ai është një lojtar spektakolar, i një tjetër kategorie”.
“E shijova atë ndeshje, sepse skuadra ishte fantastike pavarësisht se luajtëm ndaj disa lojtarëve të mëdhenj”, ka thënë Lozano.
“Unë jam duke mësuar, jam duke përshtatur me zakonet edhe pse kam qenë këtu shumë pak”.
“Me besimin që më jep trajneri gjithçka po shkon mirë. Qëllimi im është të punoj, të bashkohem me ekipin, të rrisë nivelin e lojës sime dhe të mësoj nga lojtarët më me përvojë dhe nga Ancelotti”, ka thënë Lozano. /Telegrafi/