Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, u shpreh jashtëzakonisht i zhgënjyer me disfatën e ekipit të tij ndaj Austrisë.
Gjermania pati epërsinë me anë të Ozilit, por më pas skuadra pancere kolapsoi në Klagenfurt.
Gjermania ka pesë miqësore që nuk ka fituar dhe Low natyrisht se u shpreh i zhgënjyer.
“Kam thënë disa momente më parë se jam i zhgënjyer”.
“Nuk jam i zhgënjyer për humbjen, por për mënyrën se si e humbëm këtë ndeshje”.
Scored a goal, but not what we expected from today's match. Looking forward to the World Cup start even though we still have lots of work ahead of us. #M1Ö #HereToCreate #BestNeverRest @DFB_Team pic.twitter.com/bh4fLhWcdW
— Mesut Özil (@M10) June 2, 2018
“Ishte gabimi jonë sepse pasi morëm avanatzhin e kontrolluam ndeshjen, por pak para pushimit ne nuk ishim në ndeshje. Ne humbëm topin shpesh”.
“Ne nuk e gjetëm lojën tonë. Performanca jonë ishte zhgënjyese dhe kemi bërë shumë gabime, kishte shumë gjëra për t’u kritikuar”, deklaroi Low. /Telegrafi/